Nuk iu ka shpëtuar as vendimi i fundit i FIFA-s mediave serbe, i cili flet për katër lojtarët kuqezinj që zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën në të ardhmen. Zyrtarisht sot morën lejen Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe Samir Ujkani, ndërsa Valon Berisha dhe Herolind Shala nuk janë zyrtarizuar ende.
“Kosova ka zyrtarizuar katër futbollistë, ndërsa pret Valon Berishën dhe Herolind Shalën që të bashkohen zyrtarisht me skuadrën”, shkruan “Telegraf.rs”. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Veritas Stadion” në Turku, i cili ka kapacitetin e 9372 ulëseve.