Franca fitoi 4-3 me Argjentinën në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave duke u bërë kështu çerefinalistja e parë e këtij Botërori.
Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps realizoi një ndeshje mjaft të mirë, ku iu fal kryesisht këmbëve të talentit Kylian Mbappe, i cili realizoi dy gola dhe ishte protagonist absolut gjatë gjithë takimit. “Ylli” i PSG-së ishte pikërisht lojtari që fitoi dhe penalltinë në pjesën e parë të ekzekutuar me mjeshtëri nga Griezmman.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e mediave të huaja për këtë “shou” të 19-vjeçarit. “Çfarë çmendurie”, është titulli parë i të përditshmes franceze “L’equipe”, për ndeshjen e sotme duke iu referuar pikërisht lojës së shkëlqyet të Mbappe.
“Mbappe thyen zemrat e argjentinasve”, ishte thënia e faqes tjetër të njohur sportive Goal.com. Franca do të ndeshet tashmë në çerek finale me fituesin e çiftit të mbëmjes Uruguaj-Portugali.