Ole Gunnar Solskjaer do të jetë trajneri i përhershëm i Manchester United.
Lajmi bëhet i ditur nga britanikja “The Sun” e cila zbulon ekskluzivisht se ka pasur një takim kokë më kokë mes teknikut norvegjez dhe Drejtorit Ekzekutiv të “djajve”, Ed Woodward, me këtë të fundit që është bindur për t’i ofruar një kontratë të përhershme Solskjaer.
45 vjeçari mori drejtimin e Manchester United pas largimit të Jose Mourinhos, ku fillimish iu besua një post si i përkohshëm në krye të skuadrës, ndërsa tani kontrata e tij do të zgjas akoma më shumë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.