Karateisti shqiptar, Herolind Nishevci ka arritur të fitojë medaljen e parë të artë në karate për vitin 2018-të në Serie A, Salzburg 2018-të. Medalja e fituar nga kosovari i përket kategorisë +84 kilogram.
Në gjysmëfinale Nishevci është përballur me serbin, Bitoviç, ndaj të cilit ia ka dalë duke e mundur lehtësisht dhe të kalojë në finale. Në fazën e fundit të garës, karatiesti kosovar është përballur me hungarezin, Daniell Lordy Tyrell.
Nishevci ia ka dalë të fitojë në finale dhe të sjellë në shtëpi medaljen e parë të artë në karate për vitin 2018-të.