Arbi Laçi ka folur pasi ka mësuar kundërshtarin e skuadrës së tij, Tiranës, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Drejtori sportiv i bardhebluve është shprehur i kënaqur për atë që goglat përcaktuan teksa ka deklaruar se përmes Kupës do të tentohet Europa.
Megjithatë ai nuk harron të përmendë as kampionatin, ku thekson se ekipi është i përqëndruar maksimalisht për të marrë maksimumin. Për mediet, shkurtimisht ka deklaruar: “Shorti më pëlqeu, Luftëtarin e kemi rival edhe në kampionat. Objektivi është Europa nëpërmjet Kupës, por natyrisht jemi të fokusuar te kampionati“.
Kujtojmë që ndeshja e parë, do të luhet në Tiranës, ndërsa e kthimit më pas në Gjirokastër.