Skënderbeu po kalon ditët më të vështira pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të mos pranuar kërkesën e korçarëve që të marrë pjesë në Kupat e Europës. Disa lojtarë kanë deklaruar se do të largohen nga ekipi bardhekuq, por më i paprituri ishte ai i trajnerit Ilir Daja. Ikja e teknikut kryeqytetas në një kohë kaq të vështirë, duket se ka lënë shije të hidhur te drejtuesit.
Sot, është sërish drejtori i Skënderbeut, Haris Fakiç që përmes një postimi në rrjetet sociale jep një mesazh të qartë. Ai poston një foton e një ujku në të cilën shkruhet: “Më mirë një ujk për një ditë se sa një dele për gjithë jetën”. Për kë e ka Fakiç këtë mesazh? Kush është ai që s’ka pranuar të jetë ujk për një ditë, por ka mbetur dele për gjithë jetën? Këtë e di më së miri vetëm drejtori Fakiç. /Newsport.al/