Familja e futbollistit shqiptar të Zvicrës Valon Behrami ka uruar me anë të një mesazhi në redaksinë e medias së njohur të Kosovës “Zëri” shtetin e Kosovës në prag të miratimit të nesërm të formimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës.
” Me anë të këtij mesazhi, familja Behrami ju urojmë formimin e Ushtrisë sonë juve dhe tërë popullit të Kosovës e posaçërisht Valoni e uron tërë popullin e Kosovës. Urime, urime për ushtrinë tonë. Tani me ushtrinë është më i mbrojtur populli ynë”, shkruhet në mesazhin e shkruar nga familja e 33-vjeçarit për “Zërin”.
Behrami mbrojti ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës për 13 vite dhe u aktivizua në 4 Kupa Bote. Me një karrierë të pasur, Behrami nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij shqiptare. Në fillim të viteve ‘2000, ai u përfol se do të vinte te kombëtarja e Shqipërisë, por në 2005 ai debutoi zyrtarisht me Zvicrën. Tekniku Vladimir Petkovic e detyroi t’i mbyllte karrierën Behramit pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi, ku Zvicra u eliminua në raundin e 1/16-ve nga Suedia.