Mbyllet pjesa e parë e “derbit” të Italisë midis Juventusit dhe Interit me rezltatin 0-0 . Një ndeshje spektakolare nga të dyja skuadrat, por që mbyllet me rrjeta të paprekura. Ishin zikaltërit që kanë pasur raste më të pastra shënimi. Gagliardini nuk u tregua i qartë dhe i vetëm përballë portierit goditi shtyllën.
Nga ana tjetër Juventusi ka qenë më agresivë në minutata e para, por që më pas ishte Interi që mori në dorë kontrollin e lojës. Një Ronaldo që nuk po shfaqet ende në lartësinë e duhur në këtë pjesë të parë, kjo dhe për meritë të mbrojtjes zikaltër.