Shkëndija e Tetovës po ndeshet me Mlada Boleslav, në stadiumin e kësaj të fundit. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Takimi ishte i luftuar nga të dyja skuadrat. Ekipi i shqiptarëve të Maqedonisë luajti disi i tërhequr, në mënyrë që të ruajë këtë rezultat, pasi takimi i parë i përfunduar me rezultatin 2-0, i favorizon për kualifikimin historik.
Një rast që duhet përmendur për vendasit është ai në minutën e 29-të, ku sulmuesi çek ka një rast të artë për të shënuar, por që vonohet në gjuajtjen e tij dhe topi devijohet nga mbrojtësi. Kështu mbyllet ky fraksion loje, me një lojë të mirë të të dyja skuadrave.