Është mbyllur java e 6 e Kategorisë së Parë dhe në grupi A skuadra e Vllaznisë vazhdon kryesimin me pikë të plota, 18, pas fitores së arritur përballë Erzenit, ndërsa në vendin e dytë ndodhet Dinamo e cila arriti të mposhtë Vorën dhe i bën presion shkodranve me 13 pikë
Në grupin B në krye të tabelës ndodhet Pogradeci, ndërsa Bylisi pas fitores së arritur në transfertë ndaj Lushnjes ndodhet në vendin e 4 me 10 pikë dhe do të pres në javën e ardhshme në Ballsh pikërishtë skuadrën e Pogradecit që kryeson me 12-pikë . Supriza më e madhe deri në këtë javë të 6-të të Kategorisë së Parë është skuadra e Orikumit që ndodhet në vendin e 2 me 11-pikë . Skuadra e drejtuar nga Sakaj u ngjitë pikërishtë këtë vit në kategorinë e parë dhe duket se do të jenë një ekip më shumë pretendent për ngjitjen në Superligë.