Vangjel Zguro do të jetë lojtari më i ri i Kukësit. Ashtu siç njoftuam paraditen e sotme, newsport.al ka mësuar nga burime të sigurta se mbrojtësi i majtë ka gjetur akordin me verilindorët dhe tashmë ka hedhur të “zezën mbi të bardhë”.
Bëhet me dije se nesër paradite, ai do të prezantohet në ambientet e klubit kuksian, për të nisur më pas nga puna për Kupat e Europës nën urdhrat e trajnerit Peter Pacult. Mësohet se 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë, që e lidh atë me nënkampionët e Shqipërisë për sezonin e ri.
Kujtojmë që në edicionin që lamë pas, Zguro ishte pjesë e Kamzës. Mëngjërashi u bashkua me kamzalinjtë në merkaton e janarit duke qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Tashmë ai do të luajë për Kukësin në Kupat e Europës, por do të jetë pjesë e tyre edhe në sezonin e ri. /Newsport.al/.