Është mbyllur ditën e sotme etapa e rradhës e “Rally Albania” e zhvilluar në jug të vendit me pikëtakim fundor qytetin e vogël të Ksamilit.
Në kategorinë e motorrëve ka arritur i pari në finish Simon Piedbouef, ndërkohë te makinat Laverian Nurka ishte ai që përshkroi itenerarin e sotëm me kohën më të mirë prej 1 orë e 35 minutash. Vlen të theksohet se pas tij u rënditën dy pilotë shqiptar, përkatësisht Drini Shkreta dhe i riu Xhimi Kasa.