Është mbyllur ndeshja e parë e fazës në grupe të Champions League për mbrëmjen e sotme. Beshiktash Napoli nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1-1, dy gola të ardhur në minutat e fundit të takimit.
Kuarezma kalon në avantazh ekipin e tij nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 79, ndërsa italianët kundërpërgjigjen në minutën e 82 me Marek Hamshik duke barazuar rezultatin me një super-gol. Edhe pse u luajt fort deri në përfundim të takimit, ekipet ruajtën baraspeshën, e cila iu shërben italianëve që mbajnë kreun e tabelës në grupin B.
https://www.youtube.com/watch?v=gH_ivnpjZkA