Janë luajtur pesë takimet të cilat nisën në orën 18:00 për llogari të fazës eliminatore të Kupës së Botës. Skuadrat favorite kanë fituar takimet respektive, ndërsa realisht janë përballur disa ekipe të forta ndaj atyre më të dobëta.
Zvicra është kursyer, pasi ka shënuar vetëm dy gola ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Hollanda ka fituar 1-3 ndaj Luksemburgut modest.
Bullgari – Bjellorusi 1-0
Qipro – Gjibraltar 3-1
Hungari – Andorra 4-0
Luksemburg – Hollandë 1-3
Zvicër – Ishujt Faroe 2-0