Sot ka qenë në aktivitet edhe Kategoria e Dytë e futbollit në vendin tonë. Në grupet A dhe B janë luajtur takimet e rradhës. Bie në sy fitorja e Partizanit B në shifrat 5-1 përballë Kukësit B ndërsa edhe fitorja e Elbasanit në shifrat 1-0 kundër Gramozit ku shënon sërish portieri Elvis Kotorri për verdheblutë. Në total në 9 takimet e sotme janë shënuar 28 gola.
Grupi A
Luzi 2008 – Ada 4-1
Partizani B – Kukësi B 5-1
Klosi – Internacional 2-0
Grupi B
Memaliaj – Domosdova 1-0
Elbasani – Gramozi 1-0
Tepelena – Këlcyra 3-1
Devolli – Oriku 0-1
Maliqi – Skrapari 2-2
Albpetrol – Delvina 3-1