Skënderbeu nuk kërkon të ulë ritmin as në Kupën e Shqipërisë dhe për më tepër as në kampionat.
Kampionët në fuqi në të dy kompeticionet duhet të kalojnë me sukses dy provat e radhës: Veleçikun dhe Teutën. Sfida që peshon më tepër është ajo ndaj durrsakëve dhe nga radhët e bardhekuqve nuk konfirmon gadishmërinë mesfushori Bruno Dita. Lojtari vuan ende dëmtimin që mori në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ndërsa mesfushori-sulmues Uerdi Mara po kalon një gjendje gripale. Megjithatë nëse ai rikuperohet në kohë me shumë mundësi mund të marrë minuta në përballjen ndaj skuadrës së Bledi Shkëmbit.
Ndeshja me Veleçikun luhet nesër në orën 15:30, ndërsa përballja me Teutën në javën e gjashtë të kampionatit zhvillohet ditën e shtunë në orën 18:45.