Berat Gjimshiti është një ndër lojtarët e grumbulluar nga trajneri De Biasi për ndeshjen ndaj Izraelit. Qendërmbrojtësi kuqezi ka folur për mikrofonin e Supersport, për sa i përket kësaj sfide ku theksoi që në këtë takim skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore.
“Duhet të japim maksimumin. Është skuadër shumë e fortë. Duhet ta analizojnë me video, duhet me i parë me kujdes videot. Po, me rëndësi ka qenë që të luaj sa më shumë ndeshje. Jam i lumtur që kam arritur të jem prezent në çdo ndeshje. Për sa i përket aktivizimit, këtë e vendos trajneri, jo unë. Me Izraelin luajmë vetëm për fitore”, përfundoi Berat Gjimshiti.