Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares, që luan tek Napoli duket se ka probleme. Pas lëndimit që ka pësuar, nuk ka mundur të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve për shkak se nuk është i gatshëm të zhvillojë të njëjtën stërvitje.
Pas këtyre lajmeve jo të mira, një tjetër lajm i keq të është se ai nuk mund të luajë në takimin e radhës ndaj Interit. Këtë informacion e kanë bërë të ditur disa prej mediave sportive italiane.
Vendimi final i takon trajnerit Sarri, i cili do vendosë, nëse do e rrezikojë mbrojtësin ndaj Interit apo do e ruajë atë për takimet e tjera.