Kristi Vangjeli me shumë mundësi do të vijojë të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për sezonin e ri, por gjithsesi kjo ende nuk mund të thuhet me siguri të plotë.
Mbrojtësi kishte me prioritet këtë merkato rikthimin në Greqi, e pikërisht tek ish-skuadra e tij Aris në Selanik, por mesa duket trajneri i ekipit helen nuk ka dhënë miratimin përfundimtar për këtë lëvizje.
Sipas mediave nga qyteti verior i vendit fqinj, tekniku spanjoll i Arisit Pako Herreira, kërkon me ngulm një mbrojtës krahu të djathtë, por kërkon një emër të madh. Me shumë gjasa nëse nuk arrihet një gjë e tillë ai do të kërkojë në fund sërish Vangjelin duke qenë se e njeh mjaft mirë ambjentin, i cili mbetet kështu në pritje të zhvillimeve në Greqi.