Lajm i mirë vjen për mbrojtësin e kombëtares Mergim Mavraj. Sipas vlerësimeve të fundit, ka rezultuar se statistikat e prezantuara nga “sportschau” për Mavrajn janë mjaft të mira. Në bazë të statistikave, ai renditet në krye sa i përket saktësisë së ndërhyrjeve.
Vlerësimet janë bërë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit të javës së 11-të, ku mbrojtësi ka qenë 91.7 për qind i saktë në ndërhyrjet e tij.
Bazuar në këto rezultatet, Mavraj ka lënë pas Oczipka 85.7%, Diekmeier 84.6 për qind dhe Kimmich 83.3 për qind.
Në ndeshjen e fundit ndaj Monechegladbach që ka zhvilluar ekipi ku luan mbrojtësi i kombëtares, Koln arriti një fitore 2-1 në shtëpinë e vetë.
Koln aktualisht renditet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Dortmundin, në nivelin e 21 pikëve, me një diferencë prej tre pikësh nga vendi i dytë që aktualisht e zotëron Bayerni.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.