Arlind Ajeti tashmë është 24 vjeç dhe në sezonin e mëparshëm ka luajtur me skuadrën e Crotones, por duket se gjërat nuk janë aspak mirë për mbrojtësin shqiptar.
Edhe pse duket sikur ka garantuar siguri në mbrojtjte, kartoni i tij ka shkuar në vlerën e 1 milion eurove, që për shumë ekipe mund të jetë i pranueshëm, por me shumë mundësi Ajeti dëshiron të luajë në Serinë A dhe në këtë moment është në pritje të një vendimi nga klubi i tij, nëse do ta rinovojë përsëri kontratën, apo do të largohet me parametra zero drejt një ekipi tjetër.