Berat Gjimshiti është kthyer në një nga lojtarët kyç te Atalanta. Pas nisjes jo të mirë në fillim të kampionatit, tashmë mbrojtësi shqiptar është një titullar i padiskutueshëm duke luajtur në 11 ndeshje nga minuta e parë. Në ndeshjet më deçiziv të Atalantës, atë ndaj Milanit Gjimshiti pritet të mungoi.
Mbrojtësi i Kombëtares pësoi një dëmtim një javë më parë duke humbur sfidën e fundit ndaj Spalit, por siç duket dëmtimi nuk ka kaluar ende duke bërë që të humbasi dhe sfidën ndaj Milanit. Atalanta do të luajë ndaj kuqezinjve për një biletë në Champions League pasi të dyja skuadrat ndahen me nga një pikë në renditje.