Kastrito ka arritur të marri 3 fitore nga 4 të mundshme në vitin 2019. Një skuadër që dukej e rënë nga Kategoria Superiore, është kthyer në një skuadër që mund t’i hap probleme çdo ekipi. Në një intervistë për “SuperSport” në prag të ndeshjes me Laçin ka folur dhe mbrojtësi Dajan Shehi. Skuadra e Kastriotit po kalon një moment të mirë dhe Shehi u shpreh se ekipi duhet të vazhdojë të ruaj ecurinë pozitive që po kalon.
“Po moralisht, jemi mirë për fitoren që kemi marrë ndaj Kamzës. Kemi lënë kundërshtarët mbrapa dhe jemi afruar me Luftëtarin dhe Tiranën. Po tani, çdo skuadër është e fortë dhe nuk ka skuadër të lehtë. Çdo ndeshje për ne do të jetë një finale dhe kundër Laçit, kërkojmë fitoren. Por ata kanë një ekip shumë të mirë, por të shohim”,- u shpreh Shehi
Trajneri Devolli? “Sa i përket trajnerit, ai ka sjellë frymën e duhur në ekip dhe duket dora e trajnerit, pasi kemi marrë pikë të rëndësishme. Jemi afruar me kundërshtarët dhe gara do të jetë e fortë deri në fund”,- tha mbrojtësi i Kastritoti.