Medhi Bentia ishte një nga lojtarët që përfundoj në stol pas rikthimit të Bonuçit në Torino. Marokeni ishte një nga titullarët e padiskutueshëm sezonin e kaluar me Juventusin, por këtë sezon ka luajtur pak minuta. Kjo për shkak të konkurencës së shumtë në repartin e mbrojtjes.
Benahtia u shpreh këtë javë për mediat italiane se mund të detyrohet të largohet nga Juventus që në merkaton e janarit për shkak të minutazhit të pakët. Marokeni u shpreh” E di që është e vështir të luash në formacionë kur ke 5 mbrojtës qendror të kualitet të lartë në skuadër. Nuk është mirë për mua që të luaj herë pas here, por dua të luaj rregullisht që të jap më të mirën time.” Një nga skuadrat e interesuara për lojtarin është Arsenali që e kërkoj dhe gjatë merkatos së verës.