David Alaba është pranë largimit nga Bayern Munchen. Duke parë afrimin e Lucas Hernades nga Atleiko Madrid, mbrojtësi austriak mund të largohet. Sipas asaj që raporton “Daily Mail” Alaba ka thënë se ëndërron një kalim në Premier League.
Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në vitin 2021 dhe mbrojtësi i majtë mund të ndryshoi ambient. Alaba ka arritur të fitoi gjithçka me Bayern Munchen dhe dëshiron të provoi një aventurë të re që me shumë mundësi do të jetë kampionati angleze. Tashmë ngelet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e tij e re pasi ofertat për të nuk mungojnë.