Skënderbeu ka mundur të fitojë 4-0 ndaj Laçit ditën e dielë, rezultat i thellë i cili ka përforcuar akoma më shumë tezën se Skënderbeu është pranë vijës së finishit lidhur me kampionatin. Edhe pse të gjithë mendojnë kështu, ka dhe skeptikë, nëse mund të themi kështu dhe bëhet fjalë për trajnerin e korçarëve, Ilir Daja.
Mësohet se pas përfundimit të takimit, Daja ka zbritur në dhomat e zhveshjes, ku ka përgëzuar skuadrën për fitoren, ndërsa para nisjes së senacës stërvitore ka përfituar nga rasti për t’iu dhënë dy fjalë lojtarëve.
“Pavarësisht se diferencat nga vendi i dytë janë më të mëdha, du t’iu them që kampionati ende nuk ka mbaruar. Besoj se një gjë të tillë ju e dini më mirë se kushdo. Për këtë arsye do t’iu kërkoj përqëndrim maksimal në ndeshjen e radhës. Të mos e shohim klasifikimin për një javë, pasi çdo ndeshje vlen tre pikë, pavarësisht se ndaj kujt po luajmë. Për këtë dua nj ekipin të përqëndruar , të cilin dua të ma tregoni dhe gjatë stërvitjes”, mësohet të jeë shprehur ilir Daja para nisjes së seancës stërvitore.