Specialisti dhe trajneri Redi Jupi analizoi në emisionin “Proçesi Sportiv” se më të rrezikuarit për të rënë nga Kategoria Superiore është Tirana me Kastriotin, ndërsa për Luftëtarin mendon se e kanë kaluar rënien.
“Më afër rënies është Tirana dhe Kastritoti. Luftëtari bëri gjysmë hapi drejt shpëtimit me barazimin ndaj Flamurtarit. Me këtë pikën që morën në Vlorë, po drejtohen siç duhet drejt objektivit. Kur Ahmataj mori skuadrën nuk ishte e lehtë, por e riorganizoi ekipin. Tani më duken jashtë kësaj meselje. Tirana është më komode se ka 5 pikë diferencë me Kastriotin, po të mos fitonte me Teutën do të ishte në të njëjtat ujëra.
Tirana e ka tepër të vështirë tani sepse ka dhe derbin. Luftëtari ka kalendar më të lehtë. Kastrioti ka entuziazëm, duket sikur nuk luajnë për mbijetesë. Ata nuk kanë se çfarë të humbin. Po aktivizojnë të gjithë djemtë e rinj me grintë. Tirana nëse do të bëj një hap të madh duhet të fitojë me Luftëtarin, që e ka kundërshtar direkt”, u shpreh Jupi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.