Partizani ka nisur pregatitje për ndeshjen e radhës që do luajnë në mesjavë për Kupën e Shqipërisë. “Demat e kuq” do të luajnë ndeshjen e kthimit përballë Kastritoti.
Ditën e sotme me skuadrën është bashkuar dhe afrimi më i ri i skuadrës Tijan Jaiteh që është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gega.
Mesfushori nga Gambia i cili u zyrtarizua në minutat e fundit të merkatos ka mbërritur në vendin tonë dhe ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës.