Ditën e sotme në “Olimpico” është luajtur një ndeshje shumë interesante, sikurse ishte ajo mes Romës dhe Torinos që ka përfunduar 3-2. Në fakt, u duk sikur verdhekuqtë do e kishin shumë të lehtë këtë takim, pasi kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë.
Mirëpo miqtë, në pjesën e dytë treguan se nuk kishin ardhur për shëtitje dhe e barazuan shpejtë lojën. Për të marrë 3 pikët, është dashur goli i shënuar nga El Shaaraëy në minutën e 73-të të takimit, për të “vulosur” kështu edhe një tjetër sukses për Romën, duke u renditur në vendin e 4 me 33 pikë të grumbulluara.