Partizani do të kthehet nesër në fushë për t’u përgatitur për sfidën e 21 tetorit ndaj Luftëtarit. Fitorja ndaj Kukësit para ndërprerjes së kampionatit u ka bërë mirë të kuqve.
Ndryshe nga herët e tjera, trajneri Skënder Gega i ka lënë lojtarët të pushojnë për 3 ditë, por nesër skuadra do të nisë përgatitjet për ndeshjen e ardhshme me gjirokastritët.
Koha për të përgatitur plotësisht sfidën është më se e mjaftueshme dhe “Demat” kanë vetëm një synim: 3 pikët.
Kryeqytetasit do të kërkojnë të ruajnë kreun e kampionatit pasi ndodhen në momentin e tyre më të mirë.