Mentor Mazrekaj është lojtari më i diskutuar ditët e fundit te Partizani. Fantazisti ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ende nuk është vendosur përfundimisht nëse do të jetë titullar kundër Skënderbeut.
Megjithatë duket se stafi teknik e dëshiron në fushë mesfushorin kosovar pasi ditën e djeshme ai ka nisur të stërvitet me grupin. Nën mbikëqyrjen e mjekut të skuadrës, Mazrekaj është vënë nën urdhrat e Starovës. Madje në momentin që ka hyrë në fushë, Malota e ka ngacmuar duke i thënë: “Na ka ardhur një lojtar i ri në stërvitje. Si norvegjez duket”.
Në fund të seancës 28-vjeçari është parë të largohet nga fusha duke çaluar. Ende nuk dihet nëse ai do të jetë ose jo në fushë kundër kampionëve, megjithatë cilësitë e tij në fushën e blertë kanë bërë që stafi