Partizani është duke luajtur sfidën e javës së katërt të kampionatit kundër Tiranës, ku rezultati i deritanishëm është 0-0. Mbështetësit janë të shumtë, si në radhët e tribunës qendrore, por ashtu edhe në ato anësore.
I vetmi që bën dallimin mes të gjithëve është Mentor Mazrekaj. Mesfushori i të kuqve nuk është grumbulluar për këtë sfidë, ndërsa ndodhet në tribunën qendrore duke parë skuadrën ku ai bën pjesë.