Floyd Mayweather, ish-kampioni i botës në boks në pesë kategori, me anë të një konference për shtyp ka lajmëruar se do kthehet në ring në datën 31 dhjetor,përballë japonezit Tenshin Nasukawa. Ai është kampion në fuqi në peshën pupël. Detajet e këij dueli do të mësohen në ditët në vijim.
41-vjeçari javët e fundit është përfolur shumë, pasi ka bërë bujë lajmi se mund të ketë një duel mes tij dhe Khabib. Kampioni Mayweather ka 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij. Ai është tërhequr nga boksi para katër vitesh, por është rikthyer në ring në 2017 për përballjen me Mc Gregor.