Hamburg u rrëzua nga Bundesliga këtë sezon dhe vitin që vjen do luajë në Bundesliga 2. Por ekipin legjendar nuk do e shoqërojë Mërgim Mavraj. Mbrojtësi jo vetëm që ka prishur marrëdhënien me drejtuesit për shkak të përjashtimit që mori nga ekipi në pjesën e dytë të sezonit, por nuk do të luajë në një ligë inferiore.
Por në një moment kur Mavraj dukej se do ishte pjesë e Superligës turke të futbollit ku do luante me Fenerbahce që ka shfaqur interes konkret për mbrojtësin, duket se e ardhmja e tij do jetë në Arabi. Një ofertë e majme ka ardhur në drejtim të Mavraj dhe në moshën 31-vjeçare, ai mund ta provojë një aventurë në Arabi. Ende nuk është e sigurtë nëse Mavraj do transferohet në Arabi pasi një kalim i tillë do e penalizonte në karrierën me kombëtaren dhe Mavraj nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kuqezinjtë.