Sërish polemika dhe konstestime në ndeshjen e rradhës së Flamurtarit në Superligë kundër Kamzës. Gjithçka përfundoi në shifrat 2-2 në Vlorë ditën e djeshme, por akuzat për gjyqtarët e takimit nuk kanë munguar as kësaj rradhe nga ekipi kuqezi. Sërish një penallti shumë e dyshimtë e dhënë kundër vlonjatëve duke se ka rinxitur polemikat, pasi tashmë në Vlorë e mendojnë se gjithçka po iu bëhet me qëllim.
Dhe duket se e kanë njëfarë të drejte. Flamurtari është ekipi më i penalizuar nga arbitrat deri në këtë moment të sezonit. Kundër tyre ka pasur me të vërtetë vendime të çuditshme dhe të pakuptueshme në shumicën e rasteve. Po ti hedhësh një sy ndeshjeve të vlonjatëve këtë sezon ata kanë marrë penallti kundër 6 ekipeve të ndryshme që janë ndeshur.
Ata janë ndëshkuar me një penallti në disfavor të tyre që në ndeshjen e javës së parë kundër Skënderbeut(2-0 në favor të Skënderbeut). Një penallti në dëm të tyre ka ardhur edhe në ndeshjet që kanë pasur ato me Teutën(1-2 në favor të Flamutarit) dhe Vllazninë(1-1). Gjithashtu edhe në takimin kundër Kukësit të përfunduar në shifrat 1-1 ata kanë marrë një penallti kundër. Kulmi është arritur në javët e fundit ku në ndeshjen Laçi-Flamurtari e përfunduar 4-2 ata janë ndëshkuar sërish me 11 metërsh dhe po ashtu mbrëmë në ndeshjen kundër Kamzës që përfundoi 2-2.
Me një llogari të thjeshtë Flamurtari nuk ka marrë një penallti kundër vetëm në ndeshjet kundër Lushnjes, Partizanit dhe Luftëtarit. Por mbase duhet të presim se kampionati është ende i gjatë dhe Flamurtari në fund mund të vëjë rekordin si skuadra që u ndëshkua me penallti nga të gjitha ekipet. /Newsport.al/