Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes së futbollit ndërmjet Skënderbeut dhe Dinamo Zagrebit, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00.
Masat e marra:
1.Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth stadiumit “Elbasan Arena”, dhe para sheshit te stadiumit
2.Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga kryqëzimi i Romëve deri tek Kryqezimi i Tapeteve.
- Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i rrugës së Tapetave” deri tek Ish Konservimi pasi kjo rrugë do të shërbejë edhe për raste emergjente.
- Nuk do lejohet parkimi në rrugën “11 Nëntori”
- Nuk lejohet parkimi në rrugën “Kozma Naska”
- Nuk do lejohet parkimi në rrugën “Kamber Sejdini”
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj dhe FNSH-ja.
Do të planifikohen shërbime shtesë në qytet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në të gjitha pikat hyrëse të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit pasi nuk do të lejohen të kenë sende të forta, mjete të rrezikshme dhe të palejueshme
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.