Mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas, me anë të një prononcimi për Ora Neës është shprehur se Skënderbeu nuk është akoma në nivelin e duhur, por sipas tij ka edhe një javë kohë për të arritur nivelin më të lartë.
“Mendoj se nuk jemi akoma në nivelin e duhur. Por kemi edhe një javë, kohë për t’u rritur dhe për të shkuar atje ku kemi dëshirë. Do të luftojmë deri në momentin e fundit për kampionat”, ka thënë kroati.