Në Francë po zhvillohet një prej turneve më të mëdha të tenisit ai i Roland Garros. Tek femrat ajo që spikati ditën e sotme ishte fitorja e Maria Sharapovas me setë 6-1 dhe 6-2 kundër Pliskovas. Çekja nuk bëri aspak rezistencë kundër 2 herë kampiones që me shumë mundësi në raundet pasardhëse do ketë një përballje të madhe kundër Serena Williams.
Në ndeshjet e tjera habit eleminimi i Petra Kvitovas kundër Anett Kontaveit. Ndërsa Sabina Halep dhe Garbine Muguruza avancuan më tej në truneun prestigjoz duke fituar ndeshjet e tyre.