Manchester United ka arritur fitoren e 7-të radhazi nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Jo vetëm kaq, por tekniku duket se ka zgjuar edhe shumë lojtarë, të cilët nën drejtimin e Jose Mourinhos ishin në hije, madje aktivizoheshin shumë pak.
Megjithatë, sot, në fitoren 2-1 në “Old Trafford” ndaj Brighton, Rashford ka arritur të shënojë golin e dytë dhe me të vërtetë ishte i një klasi shumë të lartë.
Kështu e quan edhe trajneri Ole këtë lojtar, i cili në sytë e të gjithëve duket si “ylli” i ardhshëm për 20 herë kampionët e Anglisë.
“Ai është një lojtar i klasit të parë. Rashford punon shumë, punon si asnjë tjetër, ai e menaxhon, e mban topin, është shumë i sigurt dhe stërvitet gjatë gjithë kohës. Ai ka teknikën e gjithashtu mënyrën e tij të të menduarit, tani ai ka besim të madh në veten e tij”, është shprehur ndër të tjera Solskjaer.