Manchester United rrezikon të ndëshkohet për hyrjen në fushë të tifozëve të Juventusit pas përfundimit të takimit midis “Djajve të Kuq” dhe Juventusit në kuadër të Champions League. Tre tifozë bardhezinj iu shmangën masave të sigurisë dhe tentuan t’i afroheshin Cristiano Ronaldos.
Për këtë moment, UEFA do të mbajë një seancë dëgjimore në datën 22 nëntor për të vendosur për masat që do të merren ndaj klubit britanik.
Skuadra e Jose Mourinhos rrezikoi të gjobitej sërish nga UEFA për mbërritjen me vonesë në “Old Traffor”, por këtë herë institucioni I futbollit europian duket se do ta tolerojë Manchesterin.