Në “Old Trafford” nuk mendojnë vetëm për të sjellë yje, por edhe për të larguar. Mnchester United në merkaton e Janarit bëri një goditje të madhe, duke sjëllë në shtëpi Alexis Sanchez. Reparti i sulmit është mbi populluar dhe Mourinho ka “luksin” të përzgjedhë.
Sipas të përditshmes “Daily Express”, zbulohet se menaxheri portugez nuk ka më në planet e tij francezin Anthony Martial, që cili kërkohet nga klubet më të mëdha europiane. Juventus është skuadra e parë që interesohet për talentin 22 vjeçar, por nuk ka ende një ofertë konkrete nga “Zonja e Vjetër”. Skuadra të tjera që janë të interesuara për sulmuesin janë Bayern Mynich dhe Barcelona.