Manchester United po kalon një moment shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, ku në 10 ndeshjet e fundit ka 9 fitore dhe vetëm 1 barazim. Marcus Rashford, një prej lojtarëve më të besuar të teknikut, sikurse raporton “Telegraph” është shumë pranë rinovimit të kontratës dhe mund të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon.
Kujtojmë që 20 herë kampionët e Anglisë për momentin renditen në vendin e 5-të në Premier League me 48 pikë, 2 më pak se Chelsea i vendit të 4. Javën e ardhshme në kampionat, United do të luajë në transfertën e Fulham.