Nuk
kanë fund problemet për Manchester United. Sikur të mos mjaftonte ecuria aspak
pozitive në kampionat, ku shpesh herë janë afër dhe shpesh herë larg kualifikimit
në UEFA Champions League, “djajtë e kuq” duhet të përballen edhe me
largimet e futbollistëve kryesorë.
Sipas “Sunday Times”, dy futbollistët që mund të largohen gjatë
merkatos së verës janë David De Gea dhe Paul Pogba. Portieri është në fund të
kontratës në “Old Trafford”, duke ngjallur interesin e disa prej
skuadrave kryesore në Europë.
Ndërkohë, për francezin interes ka pasur nga Spanja dhe Italia, me Juventus që
do rikthimin e tij, ndërkohë që Reali i Madridit kërkon t’i dhurojë një
futbollist me cilësi të mëdha trajnerit të tij, Zinedine Zidane.
Vendimtare në këtë dy operacione do të ishte ecuria e skuadrës deri në fund të
sezonit, ku kualifikimi në Champions do i ndryshonte komplet mendim.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.