Kalidu Kulibali është nja nga mbrojtësat që kërkohen më shumë nga ekipet e elitës europiane. Mbrojtësi senegalez, po bën paraqitje të mrekullueshme këto sezone tek Napoli dhe ka tërhequr vëmendjen.
Manchester United ka shfaqur që në verë dëshirën për ta pasur 27-vjeçarin në skuadër dhe ta bëjë shtyllën e mbrojtës së “djajve të kuq”. Por sipas “Il Mattino” thuhet se dhe Reali i Madridit është i interesuar për “murin” e Napolit. Presidenti Perez e sheh atë si një përforcim shumë cilësor, ndërsa Napoli kërkon të paktën 90 milionë sterlina për kartonin e lojtarit, pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur në ekip Kulibalinë.