Manchester City është në gjurmët e talentit të Benficës, Joao Felix. Sulmuesi portugez me talentin e tij i ka bërë të gjithë për vete.
Në fakt, kampionët e Anglisë nuk kursehen aspak për eurot e hedhura në merkato, por mbetet për t’u parë në merkaton e verës se çfarë do të ndodhë.
Të interesuara për këtë lojtar janë edhe skuadra si Real Madrid, apo edhe Manchester United.
Kujtojmë që City është në karë për të fituar të gjithë trofetë këtë sezon, duke filluar nga Kupat në Angli, kampionati, apo edhe Champions League.