Lucas Hernandez është lojtari më i kërkuar në merkato. Mbrojtësi i majtë i Atletiko Madridit ka kërkuar një rritje page skuadrës madrilene pas paraqitjeve pozitive me skuadrën e tij dhe Kombëntaren franceze, por që është refuzuar nga drejtuesit e klubit. Në këtë mënyrë Hernandez po mendon largimin nga skuadra, ndërsa ekipi favorit për të siguaruar shërbimet e tij është Bayern Munchen.
Ditët e fundit në skenë ka dal dhe skuadra e Manchester Cityt që dëshiron me çdo kusht lojtarin pas problemeve të shumta të Mendi. Skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme që të paguajë klauzolën e tij prej 80 milionë eurosh, por Atletiko Madrid është shprehur se lojtari mund të largohet vetëm gjatë merkatos së verës dhe jo tani në janar.