Thiago Almada është vetëm 17 vjeç dhe aktivizohet me skuadrën e Buenos Aires. Ky djalosh cilësohet si Messi i ri dhe menjëherë është nën gjurmët e Manchester City-t që do e ketë si objektiv në merkaton e verës.
Mbetet për t’u parë nëse do të kemi ndonjë ofertë të majme nga kampionët e Anglisë.
Ndërkohë, skuadra e Pep Guardiolës ka një garë shumë të fortë për të fituar titullin e Premier League, pasi Liverpool është 88 pikë, 2 më shumë, por në të njëjtën kohë ka luajtur edhe një ndeshje më shumë.