Manchester City duket se është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për Riyad Mahrez. Sipas asaj që shkruan The Sun, ‘cittiziens’ kanë paguar 60 milionë paund në arkat e Leicester City për të siguruar shërbimet e algjerianit. Kampionët e Premier League e kanë ndjekur që në janar mesfushorin, por në atë periudhë Leicester nuk lejoi largimin e tij nga klubi.
Tashmë Guardiola do ketë nën urdhërat e tij për sezonin e ri një prej lojtarëve të tij të preferuar. Ardhja e Mahrez në ‘Etihadd Stadium’ do rrisë konkurrencën në ekip duke parë se City ka një shumicë lojtarësh cilësorë në repartin e mesfushës.