Futbollisti i Napolit Jorginho do të kalojë në Angli. Mediat italiane raportojnë se mesfushori italo-brazilian do të zbarkojë të enjten në Manchester për t’u prezantuar si futbollisti më i ri i kampionëve të Anglisë.
Operacioni i transferimit të tij do t’i kushtojë “Qytetarëve” 55 milion €. Por napolitanët e kanë gjetur zëvendësuesin e Jorginhos dhe ai është mesfushori i Real Betisit Fabian Ruiz, transferimi i të cilit u ka kushtuar 30 milionë € italianëve.