Anglezët e Mançester Junajtid janë shumë pranë nënshkrimit me mesfushorin francez Pol Pogba. Ekipi i drejtuar nga Hoze Murinjo e kërkon me ngulm mesfushorin dhe ndihmesë për transferimin e tij në “Old Trafford” duket se do të bëhet Honzalo Higuain.
Napoli i ka kërkuar Juventusit 94.7 milion euro për kartonin e sulmuesit, ndaj dhe bardhezinjtë po mendojnë të shesin Pogba për të siguruar paratë e nevojshme. Junajtid i ka ofruar Juventusit plot 125 milion euro për francezin.
Pol Pogba kaloi një Kampionat Europian jo shumë pozitiv, por interesi për të nuk u ndal.